Milani e pëson brutalisht nga Atalanta midis ‘San Siros’, Interi nuk e shfrytëzon gabimin e ‘Rossonerëve’

Milani e pëson brutalisht nga Atalanta midis ‘San Siros’, Interi nuk e shfrytëzon gabimin e ‘Rossonerëve’

Milani është shpartalluar nga Atalanta në ‘San Siro’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A, të shtunën mbrëma, me rezultat 3-0.

Mysafirët ishin thjesht spektakolarë, teksa arritën golin e epërsisë në minutën e 26-të përmes Romeros, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi futbollisti më i mirë i Atalantas, Josip Ilicic në minutën e 53-të.

Golin e tretë dhe goditjen përfundimtare Milanit ia dha Duvan Zapata me një shënim të bukur nga afërsia në minutën e 77-të.

Gabimin e Milanit nuk e shfrytëzoi rivali lokal dhe për titull, Interi, i cili barazoi pa gola me Udinesen.

Pas disfatës, Milani vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 43 pikë, por tash vetëm dy më shumë se Interi në vendin e dytë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: