Milani minimalisht mposht Torinon

Periskopi.com Sporti

Milani ka triumfuar me rezultat minimal ndaj Torinos, në duelin e xhiros së 10-të në Serie A.

Goli i vetëm i shënuar i ndeshjes ishte ai i Olivier Giroud i cili realizoi në minutën e 14-të nga një top i devijuar nga Krunic, pas një rivënie nga këndi.

“Kuqezinjtë” tani arrijnë fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, dhe marrin përkohësisht lidershipin me 28 pikë të mbledhura, me nëntë fitore dhe një barazim pas 10 xhirosh.

Golin fitues të Giroudit mund ta shikoni më poshtë.