Milani mund ta shesë top yllin e skuadrës për ta financuar transferimin e dyshes kroate

Milani mund ta shesë top yllin e skuadrës për ta financuar transferimin e dyshes kroate

Milani mund t’ia shesë Gianluigi Donnarumman Paris Saint-Germainit, dhe me 50 milionët e fituara “Rossonerët” janë të vendosur të bëjnë lëvizje për dyshen kroate, Dejan Lovren dhe Andrei Kramaric.

Sipas “Sport Mediaset”, planet e Milanit për verë do të varen nga ajo se a do të luajë në Europa League fushatën e ardhshme apo jo, transmeton Periskopi.

Image result for lovren and kramaric 2019

Kjo pasi pa kompeticion evropian, skuadra nuk do të ketë nevojë për shumë fytyra të reja me vetëm ndeshjet e Serie A dhe Coppa Italia për t’u luajtur.

Shefi i ri teknik i klubit, Zvonimir Boban ka filluar të punojë me Paulo Maldinin për prurje të reja.

Lovren dhe Kramaric janë dy prej emrave që po konsiderohet nga dy legjendat e klubit.

Image result for lovren and kramaric 2019

Çdo marrëveshje potenciale për dyshen do të kushtonte rreth 50 milionë euro, me këto fonde që do të vinin pas shitjes së Donnarummas te PSG. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: