Milani mund t’ia ketë fituar titullin Juventusit sonte, shpartallon Lazion

Milani mund t’ia ketë fituar titullin Juventusit sonte, shpartallon Lazion

Milani ka regjistruar një fitore impresive si mysafir i Lazios në Romë, të shtunën mbrëma, me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A, shkruan Periskopi.

Ende janë edhe tetë ndeshje për t’u luajtur, por Juventusi tash kryeson me shtatë pikë më shumë se Lazio në vendin e parë, epërsi të cilën vështirë se do ta lëshojë.

Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimovic (nga penalltia) 34′ dhe Ante Rebic 59′ shënuan për t’ia siguruar pikët e plota “Rossonerëve”.

Milani tash renditet në pozitën e gjashtë me 46 pikë, dy më pak se Roma në të pestin, por romakët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Lazio, ashtu sic u cek më lartë, renditet në vendin e dytë, tash me shtatë pikë më pak se lideri, Juventusi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: