Milani nuk arrin më shumë se barazim kundër Lille, Arsenali demolon Molden

Milani nuk arrin më shumë se barazim kundër Lille, Arsenali demolon Molden

Milani nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Lille, ndërsa Arsenali demoloi Molden 3-0, në përballjet e xhiros së katërt të Europa Leagues.

‘Rossonerët’ nuk arritën të mbajnë epërsinë prej 1-0 të arritur përmes një goli nga Castillejo në minutën e 46-të, me Lille që barazoi përmes Bamba në minutën e 65-të.

Lille kryeson në Grupin H me tetë pikë, një më shumë se Milani.

Arsenali, në anën tjetër, ka demoluar Molden 3-0 në përballjen e Grupit B.

Golat nga Pepe 50′, Nelson 55′ dhe Balogun 83′ ia siguruan triumfin ‘Topcinjëve’, të cilët tash kryesojnë me 12 pikë nga katër ndeshje në grup dhe sigurojnë kualifikimin tutje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: