Milani nuk po sheh dritë me sy, barazon me Leccen

Milani nuk po sheh dritë me sy, barazon me Leccen

Milani po vazhdon me krizë të rezultateve edhe pas arritjes së trajnerit të ri, shkruan Periskopi.

‘Rosoneri’ kanë luajtur baras para tifozëve të tyre, duke ndarë pikët me Lecce, me rezultatin 2:2.

Milan kaluan të parët në epërsi, me anë të Hakan Calhanoglu, kur luhej minuta e 20’ e takimit.

Mysafirët reaguan në pjesën e dytë me golin e Khouma Babacar për të vendosur balancën.

Golin e dytë Milani e realizoi përmes Piatek në minutën e 81-të.

Një goditje e jashtëzakonshme e Marco Calderoni nga jashtë zonës e la pa mundësi Donnarumman, për të marrë një pikë për skuadrën e tij.

Me këtë barazim, Milani është në vendin e 12-të me 10 pikë, derisa Lecce në vendin e 15-të me 7 pikë.

/Periskopi/

Shpërndaje në: