Milani pa probleme fiton kundër skuadrës më të dobët në Serie A

Milani pa probleme fiton kundër skuadrës më të dobët në Serie A

Milan ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Pa shumë telashe, para tifozëve të saj në ‘San Siro’, Milan ka shënuar fitore 2:0 përballë Salernitana.

‘Rossoneri’ kaluan në epërsi me golin e Franck Kessie në minutën e 5’ të ndeshjes. 10 minuta më vonë Pioli bëri një zëvendësim të detyrueshëm, kur Pellegri la fushën për Krunic.

Saelemaekeres dyfishoi epërsinë e Milan në minutën e 18’, kur mori një asistim nga Brahim Diaz.

Skuadra e Stefano Pioli administroi mirë epërsinë e saj deri në fundin e ndeshjes, duke arritur që ta mbajnë portën e paprekur.

Me fitoren e regjistruar sot, Milan shkon në kuotën e 38 pikëve në krye të tabelës, me dy pikë më shumë sesa Napoli që më vonë pret Atalantan.

Salernitana në anën tjetër ka 8 pikë në fundin e tabelës.

Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani arriti t’i realizojë tre gola brenda 15 minutave me Hammarbyn, teksa tani ka shënuar edhe golin e katërt, shkruan Insporti.

Golin e parë e realizoi në minutën e pestë, teksa për 2:0 realizoi në minutën e 19-të, duke shënuar nga afërsia.

E në minutën e 22-të, Selmani kompletoi het-trickun e tij të parë në kampionat me Hammarbyn.

Selmani vuri kapakun me paraqitjen e tij kur shënoi edhe golin e katërt në minutën e 50 të ndeshjes.

Shpërndaje në: