Milani tregon shpirtin e vërtetë: Rikthehet nga vdekja dhe siguron gjysmëfinalen e Coppa Italias

Milani tregon shpirtin e vërtetë: Rikthehet nga vdekja dhe siguron gjysmëfinalen e Coppa Italias

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italias, pasi triumfoi 4-2 kundër Torinos në çerekfinale, me ndeshjen që shkoi në vazhdime.

Takimi shkoi në vazhdime pasi rezultati final pas 90 minutave lojë ishte 2-2.

Fillimisht, “Rossonerët” kaluan në epërsi në minutën e 12-të përmes Giacomo Bonaventuras, para se Bremen të barazonte në minutën e 34-t, para se i njëjti lojtar t’ia siguronte epërsinë e parë në ndeshje Torinos me një shënim në minutën e 71-të.

Kur të gjithë po e prisnin vërshëllimën e fundit dhe fitoren e Torinos, Hakan Calhanoglu shënoi për 2-2 në minutën e parë të kohës shtesë.

Në vazhdime, Milani shënoi edhe dy herë, fillimisht përmes Clhanoglut në minutën e 106-të, para se Zlatan Ibrahimovic të realizonte për 4-2 në minutën e 108-të.

Shpërndaje në: