Milazim Krasniqi: Këtë send duhet t’ua themi shqiptarëve tonë të dashur natë e ditë

Milazim Krasniqi: Këtë send duhet t’ua themi shqiptarëve tonë të dashur natë e ditë

Publicisti Milazim Krasniqi thotë se Serbia vazhdon të mbajë gjallë politikën e saj fashiste.

Ai thotë se Serbia ende e ka gjallë, platformen e saj të ‘hakmarrjes për Kosovën’.

Në click të rtv21, Krasniqi ka thënë se ‘Serbia beson në momentumin kur do të dobësohet ndikimi amerikan në Ballkan dhe Rusia do të behet më e fortë dhe ta bej këtë hakmarrje’.

Në momentin që Kosova do të mbetej pa NATO’n, thotë ai, Kosova automatikisht do te kthehej nën ombrellen pan-sllaviste. Këtë fakt, thotë Krasniqi, do te duhej t’ua tregojmë ‘shqiptarëve tonë të dashur natë e ditë’.

“Rikthimi i hakmarrjes për Kosovën. Kosovën e mbron NATO’ja. Jasht saj automatikisht kthehemi në sferën pansallaviste. Ketë send duhemi me ua thane shqiptarëve tonë të dashtun ditë e natë, sepse ka nga ata që thonë se jena lodhë me BE’në jena lodhë me Amerikën. Ama duhet me ju kallxu që NATO na mbron”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: