Militantët e VV-së tash bëjnë “Urra” për asfaltin: Zbutet dukshëm papunësia

Militantët e VV-së tash bëjnë “Urra” për asfaltin: Zbutet dukshëm papunësia

Jemi mësuar nga Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti me militantë derisa etiketonin si “Qeveri të asfaltit” qeveritë e kaluara. Por, kjo ka ndryshuar tashmë pasi kanë marrë të njëjtën rrugë në qeverisjen e tyre.

Autostrada që lidh Prizrenin me Tetovën është projekti i prezantuar nga Qeveria Kurti II, e i cili do të kushtojë hiç më pak se 150 milionë euro.

Dhe, natyrisht si për çdo gjë tjetër, militantët në grupin më të madh në Facebook ku postojnë edhe deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë së Kurtit, i kanë thënë “Urra” këtij projekti.

“TUNELI Prizren-Tetovë është investimi më i qëlluar i qeverisë së Kosovës, dhe duhet përshëndetur, edhepse shumë i vonuar nga qeveritë paraprake!” – kanë thënë ata, përcjell Periskopi.

Ata pretendojnë se projekti i tillë do të zbus dukshëm papunësinë, do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën në këto anë dhe do të gjenerojnë vende pune dhe të hyra buxhetare.

Statusi i plotë i njërit prej tyre:

TUNELI Prizren-Tetovë është investimi më i qëlluar i qeverisë së Kosovës, dhe duhet përshëndetur, edhepse shumë i vonuar nga qeveritë paraprake!

Asnjë investim serioz dhe që ka pasur ndikim në punësim apo zhvillim në ato rajone deri tash nuk është realizuar (Dragash, Prizren, Prevallë e Brezovicë)!

#LIDHJA E PRIZRENIT (Jerusalemi i shqiptarëve) dhe #MBRETERESHA e turizmit malor rajonal “MALET E SHARRIT” meritojnë  vëmendjen dhe investimet nga shteti, sepse janë vende me potenciale të jashtëzakonshme turistike e që gjenerojnë vende pune dhe të hyra buxhetore, zbusin dukshëm papunësinë, përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën e përgjithshme në këto anë, dhe mbi të gjitha frenojnë dukshëm emigrimin e popullsisë së këtij rajoni.

P.S: sa për rrugët tjera që po i vajton Opozita e disa analistë, ato tash e 15 vite nga ju të parët janë nisë, e po nga ju kurrë s’janë bitisë! E ju të dytët jeni 15 vite vonë, ku ishit deri sot?!

Shpërndaje në: