Millaku: Prokurorëve iu duhet edhe një shekull për t’i kryer hetimet e krimeve të luftës në Kosovë

Avokati Haxhi Millaku ka komentuar raportin vjetor të publikuar sot nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) për monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 2022.
Millaku në Info10 në Kanal10 ka kritikuar numrin e vogël të seancave gjyqësore të mbajtura për këto raste, tha se prokurorëve iu duhet një shekull punë, për t’i kryer hetimet për krimet e luftës në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se për këto vepra penale, Kosovës i nevojiten së paku 20 prokuror të profilizuar vetëm për krime lufte që brenda 40 viteve të arrijnë të përfundojnë këto raste në gjykata.
“Të paktën të krijojmë një Prokurori për krime lufte. Më së paku duhen të jenë 20 prokurorë që të arrijmë për 40 vjet, sepse këto krime nuk parashkruhen, kjo është përparësia. Por, jeta e dëshmitarëve dhe e kriminelëve ecë ajo, dhe gjurmët dhe vonesat do të jenë më të zbehta. Duhen prokurorë të përkatitur në nivel të detyrës dhe ekipet mbështetëse, ekipin e hetimeve të jenë diku 30-40 hetues të specializuar për krime lufte”, u shpreh Millaku në Kanal 10.
ër trajtimin e këtyre rasteve sipas tij, nevojitet që Serbia t’i dorëzojë kriminelët e luftës, për çka edhe thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi shteti serb përveç që nuk o dorëzon, as nuk ofron fakte të krimeve të tyre.
“Serbia e paraluftës dhe pasluftës as minimumi njerëzor e institucional nuk e ka paraqitur qoftë çfarëdo presioni. Serbia nuk i jep dosjet e krimeve që i ka kryer, sepse e di se do t’i kthehet bomerang në rregullimin e brendshëm dhe kuadrove që sot i ka në pushtet dhe janë pjesëtarë të drejtpërdrejt në strukturën shtetërore. Vullneti ndërkombëtar s’ka qenë, e as nuk është. Serbia kriminelët e luftës, jo vetëm që nuk i jep dhe s’paraqet fakte të krimeve që kanë ba.”, deklaroi Millaku.