Milloshovski: Nesë KSHZ-ja i pranon ankesat e LSDM-së dhe BESËS do të ketë trazira!
Antonio Milloshoski iu drejtua turmës mbështetësëse të VMRO-DPMNE-së dhe gjatë fjalimit të tij ai theksoi se do të ketë rebelim, nëse KSHZ pranon ankesat e LSDM-së dhe BESËS për rinumërim apo rivotim në zonën e gjashtë zgjedhore, transmeton TetovaSot.
“Në Tearcë nuk ka pasur asnjë incident, parregullsi apo problem gjatë ditës së zgjedhjeve, dhe këtë e kanë konfirmuar vetë vëzhgues LSDM dhe BDI dhe BESA-s. Ne e paralajmërojmë KSHZ-në që mos të sjellim vendim të paligjshme në kundërshtim me vullnetin e popullit të cilët sollën fitoren. Le të mos mendojmë dikush se vuajtëm këta dy vjet do të vuajmë edhe më tej, fitorja është shprehje e vullnetit të popullit. Nuk do të lejojmë askënd për të sfiduar fitoren tonë, rroftë Maqedonia”, tha Milloshoski.
Para KSHZ-ja është me të vërtetë sitautë e tensionuar, dhe po përgagiten transporte me autobus me anëtarë të VMRO-DPMNE-së nga komunat tjera që duhet të vijnë në Shkup.
Për momentin KSHZ-ja po shqyrton ankesat e LSDM-së në zonën e gjashtë zgjedhore, ku janë ftuar anëtarët e komisioneve zgjedhore komunale që japin dëshmi./TetovaSot/



