Milot Rashica çon peshë Gjermaninë, gol dhe asist për dy minuta ndaj Bayern (VIDEO)

Milot Rashica çon peshë Gjermaninë, gol dhe asist për dy minuta ndaj Bayern (VIDEO)

Werder Bremen e ka barazuar në mënyrë spektakolare rezultatin ndaj Bayern Munchen, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.

Pasi ishin në disavantazh prej dy golave, vendasit arritën të barazonin për vetëm një minutë, ku Milot Rashica ishte protagonist tek dy golat.

Fillimisht ai dha një asist të mrekullueshëm për Osakon (74′) që ngushtoi rezultatin, e pas vetëm një minute ia doli të shënonte edhe vet, pas trullosjes që i bëri Mats Hummls.

Me këtë përformancë padyshim që Miloti është lojtari më i mirë i ndeshjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: