Mimoza Kusari i jep komplimente të tepërta Qeverisë: Konjufca nuk reagon hiç

Mimoza Kusari i jep komplimente të tepërta Qeverisë: Konjufca nuk reagon hiç

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka dhënë komplimente shumë në drejtim të qeverisë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka reaguar ndaj këtyre komplimenteve edhe pse ditë më parë, gjatë një séance, teksa deputetja Ganimete Musliu po i drejtohej me ironi kryeministrit Kurti si ‘Shenjtëria e tij’, Konjufca tha se ‘përvec ofendimeve, nuk janë të mira as komplimentet e tepërta në Kuvend’.

Mirëpo këto që tha zonja Kusari si më poshtë, na tingëlluan si komplimente, duke qenë se jeta e qytetarëve në vendin tonë, si pasojë e rritjes së çmimeve – së pari ushqimore dhe në sektorë të tjerë, së fundmi në energji, duken si ironike gjithë këto lavdata.

“Kjo nuk është qeveri e rritjes së pagës, as nuk është qeveri e rritjes së pagës për vete, as e rritjes së shpenzimeve, është qeverisje e uljes së shpenzimeve, është qeveri e uljes së pagës së vet që në fillim të mandatit, është qeveri e rritjes së të hyrave të shtetit, është qeveri që punon maksimalisht për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, ka thënë Kusari Lila. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: