Minaj tha se pas marrjes së vaksinës shokut të kusheririt iu kishin rritë koqet, flasin autoritetet shëndetësore

Minaj tha se pas marrjes së vaksinës shokut të kusheririt iu kishin rritë koqet, flasin autoritetet shëndetësore

Këngëtarja e famshme Nicki Minaj kishte deklaruar se shoku i një të afëri të saj kishte raportuar se pas marrjes së vakskinës i ishin enjtur “testikujt” [pop. Koqet] por kjo po mohohet nga autoritetet shëndetësore.

Së fundi, Terrence Deyalsingh, ministri i Shëndetësisë në shtetin e Trindidad dhe Tobagos, ku Minaj pretendon se jeton kushëriri i saj, ka mohuar pretendimet e reperes së famshme.

“Deri tash, nuk ka asnjë rast të raportuar të efekteve të tilla anësore të ënjtjes apo zmadhimit të koqeve në Trinidad… dhe asnjë që ne e dimë diku tjetër në botë,” – theksoi ministri, përcjell Periskopi.

Në një konferencë shtypi, Deyalsingh u shpreh e pakënaqur me kohën që zyrtarët shëndetësorë kaluan duke e hetuar pretendimin e reperes, duke thënë që “i kanë marrë ato shumë seriozisht”.

Minaj shkaktoi shok të madh në mbarë botën përmes postimit në Twitter ku tha që shoku i një të afërmi të tij ishte bërë impotent pasi kishte marrë vaksinën. /Periskopi

Shpërndaje në: