Ministër Murati: Banka Botërore po na merr shembull në botë si e kemi menaxhuar krizën me rrymë

Ministër Murati: Banka Botërore po na merr shembull në botë si e kemi menaxhuar krizën me rrymë

Ministri Hekuran Murati para deputetëve sot ka thënë se Banka Botërore po merr shembull Kosovën se si ka menaxhuar krizën me energji, transmeton Periskopi.

‘’Gënjeshtër e kulluar kur thuhet se i janë dhënë 150 milionë. Përpos me e fuqizu importin e pesëfishuar në çmim. Kjo ka shku tek konsumatori.’’’’

”Sa i përket energjisë dhe krizës energjetike, që e ka kaplu gjithë botën, unë javën e kaluar isha edhe në Washington . Në takimin që kisha me përfaqësues të Bankës Botërore, aty u dhanë lëvdata për mënyrën se si u menaxhu kriza energjetike.  Kur po na pyesin shtetet tjera, po e japim shembull Kosovën se si është menaxhuar kriza me rrymën.’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: