Ministër Murati i hyn buxhetit të shtetit: Dy ditë para zgjedhjeve, zgjeron skemat për fëmijë

Ministër Murati i hyn buxhetit të shtetit: Dy ditë para zgjedhjeve, zgjeron skemat për fëmijë

Duket që Vetëvendosje nuk i ka punët mirë në sondazhet e Zgjedhjeve Lokale, pasi që Hekuran Murati – ministër i Financave dhe Transfereve – ka ndërmarrë një veprim tjetër me buxhet të shtetit.

Ai ka deklaraur që sot ka marrë vendim që prej këtij të muaji të zgjerohet “skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015”.

Intensifikimi i përjekjeve me skema sociale nga pushteti i Vetëvendosjes është parë në kuadër të përpjekjeve për t’i rritur gjasat në zgjedhje lokale, përcjell Periskopi.

“Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.” – shkruan Murati.

Nesër është dita e heshtjes zgjedhore.

Statusi:

Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

—-

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës.

Shpërndaje në: