Ministër Murati: LDK sapo bëri histori në Kuvend

Ministër Murati: LDK sapo bëri histori në Kuvend

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nuk e votuan marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend. Kështu kjo marrëveshje dështoi që të mos miratohet.

Për çka ministri Murati tha se LDK bëri histori me mosvotimin e kësaj marrëveshje nga e cila do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Shkrimi i plotë i Muratit:

LDK sapo bëri histori në Kuvend!

Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë.

Po ashtu, projekti kishte synim ndërtimin dhe integrimin e sistemeve që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre.

Nga kjo marrëveshje do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos kaluar kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.

Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi.

Shpërndaje në: