Ministër Murati: Paga minimale do të rritet, mund të ndodhë shumë shpejt ose pas një kohe

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve , Hekuran Murati, ka thënë se paga minimale do të rritet shumë shpejtë.

Ai ka thënë se ky është një premtim i Qeverisë, por nuk dhënë kohë të saktë se kur do të ndodhë kjo.

“Paga minimale do të rritet, është një nga premtimet e Qeverisë. Nuk mund të jap afat kohor, mund të ndodhë shumë shpejt, mund të ndodhë edhe pas një kohe, pasi është një proces që duhet të shqyrtohet e përpunohet”, tha Murati në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, në një takim në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura ka thënë se paga minimale do të jetë 280 euro.

Rrija e pagave po kërkohet këto ditë par ngritjes së çmimeve për shumë produkte elementare.

Paga minimale në Kosovë momentalisht është 170 euro.