Ministër Sveçla takon ministër Çuçin: Premtohet thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ministër Sveçla takon ministër Çuçin: Premtohet thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Sveçla uroi Çuçin për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës).

Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve do të thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve.

“Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta. Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë së shqiptarëve në të dy anët e kufirit” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Të dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Shpërndaje në: