Ministër Vulini nxehet dhe ‘i këndon’ lirisë: Për paqe gati gjithçka, për liri bash gjithçka

Ministër Vulini nxehet dhe ‘i këndon’ lirisë: Për paqe gati gjithçka, për liri bash gjithçka

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka bërë deklarata të tensionuara.

Ai u shpre se paqja në Bosnje dhe stabiliteti i përgjithshëm në Ballkan lidhet me atë se sa respektohen e dëgjohen serbët.

Vulini duket folur për situatën në Bosnjë që është tkequr së fundi pas ndalimit për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, ka thënë se duhet të merret parasysh mendimi i serbëve.

“Ne [serbët] jetojmë në hapësirën më të madhe. Kur njëra pjesë e popullit tonë është e rrezikuar, atëherë është rrezikuar gjithë populli serb. Ne për paqe do të bëjmë gati gjithçka, por për liri gjithçka”, ka thënë Vulin, transmeton portali “Nezavisne”.

Vulin njihet si një ndër ministrat serbë me retorikën më agresive nacionaliste.  

Shpërndaje në: