Ministrat e dy qeverive po presin vetëm edhe Ramën dhe Kurtin, gjithçka gati për mbledhjen

Ministrat e dy qeverive po presin vetëm edhe Ramën dhe Kurtin, gjithçka gati për mbledhjen

Ministrat e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë janë radhitur para tapetit të kuq, i cili është vendosur për pritjen e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Pos tyre, aty është vendosur edhe Garda Kombëtare e Kosovës.

Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot

Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

Shpërndaje në: