Ministrat e Krivokapiqit në protestë kundër mocionit anti-qeveri

Periskopi.com Lajme

Ministrat Milojko Spajiq, Jakov Milatoviq, Ratko Mitroviq e Vesna Bratiq në qeverinë e Malit të Zi, iu bashkuan protestuesve për shkak se më 1 shkurt është thirrur seanca e mosbesimit ndaj qeverisë sw udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Spajiq, përpara gazetarëve tha se zgjidhja e vetme në situatën momentale në Mal të Zi janë zgjedhjet, dhe se sipas tij, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës.

“Kjo është maratonë, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës. Duhet të jemi këmbëngulës dhe do të fitojmë”, tha Spajiq, shkruan rtcg, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, ministri i zhvillimit ekonomik tha se Bashkësia ndërkombëtare nuk qëndron prapa qeverisë së pakicës, që synohet të bëhet me në krye Dritan Abazoviqin.

“Duhet të çmitizohet se bashkësia ndërkombëtare qëndron prapa qeverisë së pakicës. Pas qeverisë së pakicës qëndron mashtrimi i vullnetit të votuesve nga 30 gushti,” u tha Milatoviq gazetarëve.

Kujtojmë se Dritan Abazoviq është shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit, ndërsa nëse qeveria aktuale bie më 1 shkurt, ai do ta synojë postin e kryeministrit.