Ministre Rizvanolli, popullit: Kursejeni rrymën – rrezikoni të mbesni pa të dhe të rriten çmimet

Ministre Rizvanolli, popullit: Kursejeni rrymën – rrezikoni të mbesni pa të dhe të rriten çmimet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar kësaj radhe haptas nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duke që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm./EO

Shpërndaje në: