Ministre Rizvanolli: S’ka asgjë më patriotike se kursimi i rrymës

Ministre Rizvanolli: S’ka asgjë më patriotike se kursimi i rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka lëshuar një deklaratë tjetër pikante sa i përket ruajtjes së energjisë, transmeton Periskopi.

Përderisa më herët thoshte ndalini dritat e panevojshme nëpër shtëpi, largoni nga rrymë gjostikët, tash u thotë qytetarëve se s’ka asgjë më patriotike se kursimi  i energjisë elektrike.

‘’Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë kursyer dhe racionalizuar duke e përdorur më shumë energjinë gjatë natës, sepse në këto momente që po jetojmë gati nuk ka asgjë më patriotike dhe më të mirë për xhepin tonë dhe buxhetin e shtetit që të kursehet rryma’’, ka thënë ajo në Rubikon.PERISKOPI/

Shpërndaje në: