Ministri austriak: Të sjellim përfundimisht në rrugë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri austriak: Të sjellim përfundimisht në rrugë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, vijon të jetë i zëshëm kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në intervistën e sotme dhënë medias gjermane “Deutschlandfunk.de”, ai ka kujtuar kolegët e tij të Brukselit se BE ka përgjegjësi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Moldavinë, Kaukazin Jugor dhe në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor “janë shtete të cilat neve prej para 19 viteve, 2003, në Selanik, u kemi dhënë premtimin për anëtarësim. Ata akoma sot janë në këtë procedurë dhe ne prej vitesh zvarritemi me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por unë mendoj se tash është koha e volitshme për hapjen e negociatave me këto dy shtete, bile deri në përfundimin e presidencës franceze, por edhe të sjellim përfundimisht në rrugë liberalizimin e vizave me Kosovën,” tha Schallenberg.

Në pjesën tjetër të intervistës, numri një i diplomacisë austriake, tha se për dallim nga Finlanda dhe Suedia, Austria do vijojë të mbetet neutrale dhe të mos kërkojë anëtarësim në NATO.

Krahas Austrisë, edhe Irlanda dhe Malta janë të tri shtetet të BE që nuk janë pjesë e NATO. Në anketat e fundit, shumica e austriakëve duan akoma të mbeten neutralë ashtu siç vendosën në 1955.

Shpërndaje në: