Ministri i Arsimit sfidon Agjencinë e Akreditimit: Po hetohet nga Antikorrupsioni

Ministri i Arsimit sfidon Agjencinë e Akreditimit: Po hetohet nga Antikorrupsioni

Pas reagimeve ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e tri Universiteteve Publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, ka folur edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë shkresë lidhur me këtë vendim të Këshillit.

Bytyqi theksoi se ky nuk është vendim i institucionit që ai drejton.

Gjatë konferencës ai përmendi se ka pranuar një shkresë lidhur me përbërjen e këtij këshilli nga Agjencia Antikorrupsion.

“Siç e dini për vendimet e fundit që këshilli i cilësisë ka marrë e pamë të arsyeshme të iu njoftojmë këto nuk janë vendime të MAShT pasi këshilli shtetëror i cilësisë merr vendime sipas ligjit në fuqi. Ne kemi pas një shkresë që na ka njoftua Agjencioni kundër korrupsion ku thuhet se ka shkelje ligjore në përbërjen aktuale të këshillit të cilësisë dhe ne kemi kërkuar nga ta që të zgjidhen këto çështje. Kjo është në kundërshtim me vendimin që e ka marrë këshilli shtetëror i cilësisë”, tha Bytyqi.

Në fund ai tha se duhet të pritet 22 korriku për të sqaruar shkresën e AKK-së.

Shpërndaje në: