Ministri i Brendshëm italian: Pse të mos anëtarësohet Serbia në BE

Ministri i Brendshëm italian: Pse të mos anëtarësohet Serbia në BE

Mateo Salvini ka mbështetur idenë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka mbështetur idenë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian duke kundërshtuar në të njëjtën kohë inkuadrimin e Turqisë.

Ai ka folur pas zgjedhjeve në Parlamentin evropian duke shfaqur mbështetje për Serbinë për çka theksoi se së fundmi është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Tanjug”

“Jam takuar me presidentin serb, kurse ideja që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit evropian është diçka interesante nëse shikohet nga aspekti gjeografik, shoqëror dhe kulturor”, u shpreh Salvini.

“Turqia? Jo, nuk ka lidhje me këtë. Por, zgjerimi i BE-së dhe integrimet e menqura të disa shteteve të afërta, pse jo?”, u shpreh ai.

 

Shpërndaje në: