Ministri i Kurtit me stil ‘kauboj’ shkon në emision (Foto)

Ministri i Kurtit  me stil ‘kauboj’ shkon në emision (Foto)

I pari i Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili u komentur për kravatat e tij flutur, tani u paraqit në emision me çizme të stilit “kauboj”.

Latifi tha se mbyllja e vendit, mbyllja e shkollave dhe ekonomisë, nuk është opsion momentalisht.

Latifi ka thënë se Kosova momentalisht qëndron më mirë me pandeminë sesa vendet e tjera të rajonit. E Latifi ka thënë se vendet e rajonit nuk janë përcaktuar për mbyllje.

“Tash është gjendje tjetër në botë, jo vetëm në Kosovë. Populli është i vaksinuar tash, por duhet vaksinuar të gjithë. Edhe nëse marrim COVID-in, prapë do të jetë më i butë. Në SHBA si shembull nëse e ke Omicronin pushon 5 ditë dhe kthehesh në punë”, ka thënë Latifi në Ktv.

Shpërndaje në: