Ministri i Mbrojtjes i njofton deputetët për procesin e transformimit të FSK’së

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të prirë nga kryetar i këtij Komisioni, Haxhi Shala.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të prirë nga kryetar i këtij Komisioni, Haxhi Shala.

Ministri Berisha i njoftoi deputet me zhvillimet më të reja në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK. Ministri Berisha në veçanti foli për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, i cili do të implementohet gradualisht në tri faza gjatë dhjetë viteve të ardhshme, deri në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Ministri Berisha theksoi se tranzicioni do të bëhet në koordinim me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës.

Plani pastaj u prezantua para deputetëve në hollësi nga Kolonel Haki Hoti, drejtor i Departamentit për transformim, modernizim dhe standardizim. Ministri Berisha dhe Gjenerali Rama, gjithashtu i njoftuan deputetët e Komisionit Parlamentar edhe për sukseset dhe sfidat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në emër të deputeteve të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kryetari Haxhi Shala shprehu falënderimin për pritjen si dhe përgëzoi Ministrin Berisha dhe Komandantin Rama për zhvillimet pozitive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Deputetët parashtruan pyetje, të cilat kishin të bënin kryesisht me zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për përkrahje të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ministri Berisha dhe gjenerali Rama dhanë shpjegimet e duhura në pyetjet e deputeteve dhe patën një bashkëbisedim të frytshëm me anëtarët Komisionit Parlamentar.

Shpërndaje në: