Ministri i policisë serbe: Do t’i marrim armët më të fundit nga Rusia

Ministri i policisë serbe: Do t’i marrim armët më të fundit nga Rusia

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai nuk dha detaje në një intervistë për agjencinë RIA Novosti, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, “do të bëhen shumë më të forta”.

 

Shpërndaje në: