Ministri i Shëndetësisë shkoi në plazh dhe theu karantinën: Jam një idiot

Ministri i Shëndetësisë shkoi në plazh dhe theu karantinën: Jam një idiot

Në një kohë që izolimi dhe distancimi social është arma që ka njerëzimi për luftën ndaj Covid-19, kur po respektohet as nga vetë qeveritarët.

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re e quajti veten idiot pasi theu karantinën duke udhëtuar me familjen për në plazh. David Clark pranoi se ka udhëtuar 12 milje(20 km) për në plazh duke thyer karantinën.

Ai ofroi dorëheqjen e tij tek kryeministrja Jacinda Ardern por ajo nuk e pranoi për shkak të vijimit të krizës së koronavirusit.

Clark e pranoi që kishte udhëtuar për në Ardern pasi u kritikua shumë për thyerje rregullash.

Javën që kaloi ai bëri një distancë të shkurtër në një zonë malore me furgonin dhe biçikletën e tij

 

Shpërndaje në: