
Ministri i Shëndetësisë takon shefin e BE-së në Kosovë: Foto nga takimi ka një detaj interesant, nuk i ka të veshura “këpucët e lopçarit”
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar sot me shefin e BE’së në Kosovë z. Tomáš Szunyog.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e pandemisë dhe procesin e vaksinimit në Kosovë, por kjo nuk është e tëra.
Detaji i këtij takimi është se kësaj here ministri në fjalë nuk ka veshur “Këpucët e lopçarit” a po ndryshe të njohura si “këpuca cowboy”.
Kujtojmë se një ditë më parë ministri në fjalë në njërin debat televiziv është parë me një palë këpuca të tilla.
Postimi: