Ministri i Isa Mustafës sulmon ulët opozitën

Ministri i Isa Mustafës sulmon ulët opozitën

Me këtë rast, Abrashi ka shkruar se edhe forca politike në Kosovë me apo pa vetëdije kanë përkrahur dhe kanë kontribuar në skenarët e përgatitur nga Rusia, derisa as edhe një fakt i vetëm nuk e lidh opozitën e Kosovës me këto zhvillime.

“The Telegraph, shkruan për skenarin e pengimit me dhunë të antarësimit të Malit të Zi në NATO, për puçin në Kuvendin e Malit të Zi dhe vrasjen së Kryeministrit Gjukanoviq. Me siguri se plane të tilla ka pas edhe për Kosovën, derisa forca politike në Kosovë me apo pa vetëdije kanë përkrahur, apo kontribuar për, skenare të tilla”, ka shkruar Abrashi, në një reagim në FB.

“Zoti e Bekoftë Kosovën. Zoti Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Në tetor të vitit 2015, kishte dështuar një atentat ndaj Kryeministrit Gjukanoviq dhe ishte organizuar nga disa ish-ushtarakë serbe dhe rusë.

Në atë kohë, Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq kishte bërë të ditur se Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Shpërndaje në: