Ministri kroat i Shëndetësisë: Të lënduarit që ishin në rrezik për jetën janë ende në gjendje stabile

Ministri kroat i Shëndetësisë: Të lënduarit që ishin në rrezik për jetën janë ende në gjendje stabile

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë Vili Beros, ka folur pas vizitës që i ka bërë të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në Slovinski Brod.

Beros tha se pacientët që ishin në rrezik për jetën janë ende në gjendje stabile.

Ai për televizionin kroat HRT theksoi se gjendja e tyre nuk është përkeqësuar.

“Pacientët që ishin në rrezik për jetën në njësinë e kujdesit intensiv janë ende në gjendje stabile. Gjendja e tyre shëndetësore nuk u përkeqësua”.

10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur afër Slovinski Brod në Kroaci.

Autobusi me targa të Kosovës që po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë është aksidentuar duke dalë nga autostrada dhe duke u rrokullisut.

Shpërndaje në: