Ministri Kuçi e lëshon debatin, nuk e përballon ballafaqimin në studio

Ministri Kuçi e lëshon debatin, nuk e përballon ballafaqimin në studio

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i ftuar sot në një debat televiziv, nuk pranoi të flasë për çështjet politike përpos tenderit 5 milionësh.

Teksa analistët insistonin që të bënin pyetje rreth zhvillimeve politike në vend, Kuçi nuk pranoi të flasë duke ju kërkuar që ta thërrasin sërish në debat.

‘’Kam pasë nevojë me sqaru këtë cështje. Faleminderit që ma mudësuat. Natën e mirë’’, ishin fjalët e ministrit teksa ngritet në këmbë dhe e lë studion e debatit./PERISKOPI/

Shpërndaje në: