Ministri Latifi thotë se vaksinës Pfizer i është shtyrë afati i skadencës edhe për tre muaj

Ministri Latifi thotë se vaksinës Pfizer i është shtyrë afati i skadencës edhe për tre muaj

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka thënë sot në Kuvend se vaksinës Pfizer i është shtyrë afati i skadencës edhe për tre muaj.

Latifi ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë që asnjë vaksinë që nuk ka afat të përdoret te qytetarët e Kosovës, por sipas tij vaksinave Pfzer iu shtyhet afati i  skadencës edhe për tre muaj.

“Me 23 shtator të vitit 2021 AKPM ka njoftuar se ka aprovuar shtyrjen e afatit të skadencës të vaksinës Pfizer pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe Agjencia Evropaine e Barnave. Informacione përkatëse gjenden edhe në faqen e kësaj agjencie”, tha ai.

Shpërndaje në: