Ministri Murati thotë se situata në kufi tani është më e mirë

Ministri Murati thotë se situata në kufi tani është më e mirë

Ai për RTK ka thënë se dje pritjet në kufirin Serbi-Kosovë kanë qenë deri në tetë orë, ndërkaq sot pritje të gjata ka pasur në kufirin Kroaci-Serbi.

“Kam qenë në kontakt me institucionet e ndryshme të vendit. Dje kemi bërë presion tek pala serbe, që ata ta përshpejtojnë punën. Gjendja më e rëndë ka qenë në Merdare ku bashkatdhetarët tanë kanë pritur deri në 8 orë.Është dashur të ndërhyrja e gjithë mekanizmave. Në mbrëmje ka filluar të bie pritja”, ka treguar Murati.

“Ka vazhduar sot një gjendje e rëndë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”, ka thënë tutje ministri Murati.

Duke folur për gjendjen në kufi gjatë së dielës, ministri Murati ka thënë se situata është më e mirë.

“Situata tash është më e mirë. Informatat që i kam është se prej 1 orë deri në 30 minuta janë pritjet”, ka treguar ai.

Sipas ministrit të Diasporës, gjendja e rënduar në kufirin Serbi-Kroaci sot ka qenë për shkak të koncentrimit të madh të bashkatdhetarëve, por edhe shumë qytetarëve të Turqisë dhe Kroacisë, që kanë zgjedhur vendkalimet kufitare me Kroacinë, me ç ‘rast janë krijuar kolona të gjata të pritjes.

Sipas ministrit Murati, pritjet e gjata në kufirin Kosovë-Serbi do të shmangeshin nëse do të kishte më shumë vendkalime kufitare por edhe ndërtimi i terminaleve të reja doganore.

Ai ka njoftuar se Kosova, vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimin e një terminali të ri doganor në Merdare.

Shpërndaje në: