Ministri [që ka mbetë në hije] i Shëndetësisë: Na duhen qytete dhe fshatra me zona për ecje, vrapim pa e thithur ajrin e makinave  

Ministri [që ka mbetë në hije] i Shëndetësisë: Na duhen qytete dhe fshatra me zona për ecje, vrapim pa e thithur ajrin e makinave  

Ministri që ka mbetur në hije, i Shëndetësisë, zoti Rifat Latifi, sidomos kur stafetën në këtë ministri po shihet që e ka marrë kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

“Neve na duhet te kemi spitale moderne, por edhe qytete dhe fshatra moderne me zona për ecje, për vrapim dhe aktivitete të tjera fizike, pa u rrezikuar nga automjetet dhe pa thithur ajrin e ndotur të makinave”

Kujtojmë që në këtë konferencë, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili po vlerësohet si ministri real i shëndetësisë aktualisht në Kosovë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti derisa theksoi se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, tha se ky sukses na jep një mundësi ideale për të reflektuar mbi rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Një pjesë e madhe e këtij suksesi, vijoi ai, ka qenë pikërisht për shkak të efikasitetit në promovim dhe edukim.

“Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimin e sëmundjeve të tjera, tha kryeministri, para të pranishmëve në këtë konferencë dyditore, njofton Zyra e tij. /Periskopi

 

Shpërndaje në: