Ministri Sveçla dhe Mehmeti lëshojnë sallën ende pa nisur raportimin para deputetëve

Ministri Sveçla dhe Mehmeti lëshojnë sallën ende pa nisur raportimin para deputetëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të raportonin para Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes.

Sveçla dhe Mehmeti kanë lëshuar sallën ende pa nisur raportimin para deputetëve që janë pjesë e komisionit.

Shkak i largimit kanë qenë përplasjet verbale me deputetët.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se i ka ftuar ndaras në raportim dhe jo bashkë, por kjo është kundërshtuar nga ministri dhe drejtori i Policisë.

Berisha në një rast i është drejtuar ministrit me “Zotëri Cfeklla”.

Shpërndaje në: