Ministri tregon sa është vlera e drogës së konfiskuar në veri

Ministri tregon sa është vlera e drogës së konfiskuar në veri

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dalë me detaje të reja rreth aksionit të policisë në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vlera e drogës së konfiskuar sot në Izvor kap vlerën 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet, ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: