Ministria e Drejtësisë thotë se po punohet për sqarimin e vdekjes së Deharit

Ministria e Drejtësisë thotë se po punohet për sqarimin e vdekjes së Deharit

Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit, njofton MD.

Sipas kësaj ministrie, përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit.

“Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit A.D, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin tragjik dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse”, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje në: