Ministria e Jashtme flet për vdekjen e kosovarit në kufirin me Serbinë

Ministria e Jashtme flet për vdekjen e kosovarit në kufirin me Serbinë

MPJ përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se  është duke u marrë në vazhdimësi me lajmin e pakonfirmuar të raportuar nga mediat në Kosovë për gjoja vdekjen e një të riu kosovar në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Sipas këtij njoftimi Ambasada e Kosovës, në Hungari përmes rrugëve zyrtare ka komunikuar me autoritetet kufitare dhe një informacion i tillë është mohuar të paktën sipas tyre nuk ka ndodhur në anën hungareze të kufirit.

“ Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke komunikuar edhe me palën serbe për të marrë informacione nëse ngjarja është e vërtetë apo jo. Megjithatë, komunikimi me autoritetet serbe është vështirësuar edhe për shkak të kolonave të gjata që kanë ndodhur në pikat kufitare të këtij shteti nga ana e Kroacisë dhe Hungarisë”, është thënë në njoftim.

Po ashtu, MPJ fton bashkëqytetarët që të shfrytëzojnë pika kufitare tjera dhe rrugë alternative pasi ka një numër të madh të vizitorëve nga shumë shtete të rajonit që po i shfrytëzojnë rrugët nëpër Serbi për t’u kthyer në vendet e tyre për festat e fundvitit.

Shpërndaje në: