Ministria e Kulturës nuk e përkrahë ekspozitën për punën 30 vjeçare të Hazir Rekës

Periskopi.com Lajme

Njëri nga fotografët më të njohur nga Kosova është Hazir Reka. Ai ka mbi 30 vjet që merret me këtë profesion, derisa fotografitë e tij janë të njohura në shumë shtete.

Reka ka qenë fotograf i disa mediave në Kosovë, por edhe ‘Reuters’, e mediave të huaja, kurse ka hapur ekspozitë edhe në Zagreb, Gjenevë, Barcelonë, Bruksel, e vende të tjera, shkruan albinfo.ch.

Reka ka dashur që të bëjë një ekspozitë për 30 vjetorin me fotografi të tij, ku ka edhe shumë fotografi nga lufta në Kosovë.

Megjithatë, një iniciativë e tij nuk është përkrahur nga ministri Kujtim Gashi. “Faleminderit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kujtim Gashit, që nuk e përkrahën Expon time 30 vjeçare…”, shkruan me dëshpërim në rrjetet sociale.

Të shumtë ishin ata që e përkrahën në rrjetet sociale, duke u befasuar se si nuk mund të përkrahet ekspozita e tij për punën 30-vjeçare.