Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 100 mijë maskave dhe 10 mijë e 350 litrave dezinfektues nga Polonia.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, MSh’ja ka bërë me dije se kontigjenti i ndihmës është dorëzuar sotnë depon e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në postim.

Shpërndaje në: