Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e Pandemisë mes frikës nga Omicroni

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e Pandemisë mes frikës nga Omicroni

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar të dhënat e raportit të pandemisë për 24 orët e fundit.

Për fat të mirë, për këto 24 orë asnjë person nuk ka gjetur vdekjen pas infektimit me Covid-19 në Kosovë.

Tetë persona janë shëruar, ndërsa katër të tjerë janë infektuar, përcjell Periskopi.

Kjo bën që numri total i rasteve aktive të rrijë në 318 sosh.

Raporti i plotë:

06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 318.

Shpërndaje në: