Ministria e Shëndetësisë: Uji që kalon në kanalin e Ibër-Lepencit është i papastër për pije

Ministria e Shëndetësisë: Uji që kalon në kanalin e Ibër-Lepencit është i papastër për pije

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për opinionin publik.

Në një njoftim zyrtar, MSh-ja ka treguar se uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit për momentin është i papastër për pije.

“Pas shpërthimit në kanalin e Iber-Lepencit në komunën e Zubin Potokut, IKSHPK, respektivisht Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë mostrat e ujit të patrajtuar për të kryer analizat e nevojshme.

Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë” – ka njoftuar MSh-ja, ndër të tjera.

Shpërndaje në: