Ministria e Sveçlës shpenzon 4 milionë euro në një tender të mbyllur, për të cilët akuzonte ish-eprorin e tij

Ministria e Sveçlës shpenzon 4 milionë euro në një tender të mbyllur, për të cilët akuzonte ish-eprorin e tij

Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, ka nënshkruar javën e kaluar një kontratë për furnizimin emergjent me leternjoftim. Kontratën e vlefshme rreth 4 milionë euro e ka fituar “Veridos” Gmbh, një kompani gjermane që kishte fituar tenderë nga shteti i Kosovës edhe në të kaluarën.

Ministri Xhelal Sveçla, sikurse ish-eprori i tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vendosur firmën mbi kontratën e nënshkruar me kompaninë gjermane “Veridos” Gmbh pas zhvillimit të procedurave të mbyllura të tenderit. Duke negociuar me vetëm një operator ekonomik, raporton Insajderi.

Vlera e saktë e kontratës së prokurimit publik të nënshkruar mes MPB-së së udhëhequr nga ministri Sveçla dhe kompanisë “Veridos” është 3,929,080.00 euro. Negocimi ndërmjet palëve kishte nisur në qershor të këtij viti.

Bazuar në dosjen e tenderit, të publikuar në platformën e-prokurimi, kontrata parasheh “furnizimin me pasaporta të zakonshme 240 mijë copë, furnizimin me letërnjoftim elektrik TIP A 360 mijë copë, lejen e qëndrimit 6 mijë copë Tip C, patentët shoferëve 10 mijë copë, dhe mirëmbajtjen e sistemeve për 12 muaj”.

Në tetor 2020, edhe ish-ministri Agim Veliu kishte nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane “Veridos”, për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, raporton Gazeta Insajderi.

Procedura e zhvilluar për përzgjedhjen e fituesit të kontratës ishte e njëjtë: e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Kontratat e tilla, një burimore, i cilësonte të dyshimta ministri Sveçla. Pikërisht në tetorin e vitit 2020, Sveçla akuzonte ministrin Veliu për keqpërdorim të buxhetit të Ministrisë përmes lidhjes së kontratave me kompani private përmes zhvillimit të procedurave të mbyllura për tenderë.

“I gjithë historiku ka filluar me hapjen e një tenderi për furnizim me targa ku pas deklarimit të fituesit bëhet ankesë dhe pastaj kemi shpalljen e tri kontratave afatshkurtërta pa konkurrencë pa shpallje. Të trija i fiton e njëjta kompani. Shihet se ka shkelje të njëpasnjëshme”, akuzonte Sveçla.

“Në momentin që unë kam marrë detyrën jam ballafaquar me këtë lënë dhe bashkëpuntorëve të mi ju kam kërkuar që ta bëjnë analizen e thuktë për këtë kërkesë”.

“Praktikën e dyshimtë” të paraardhësit të tij, ministria e udhëhequr nga Sveçla e ka përdorur jo vetëm me rastin e furnizimit emergjent me leternjoftime dhe pasaporta.

MPB-ja ka njoftuar për disa kontrata të tjera të lidhura përmes tenderëve të mbyllur me kompani private gjatë këtij viti.

Shpërndaje në: