Ministria për Integrime harxhon para, nuk posedon faturat

Ministria për Integrime harxhon para, nuk posedon faturat

Raporti i Auditimit ka publikuar disa parregullsi në financat e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ku sipas tij ky dikaster nuk ka arritur të siguroj fakturat për shpenzimet e krijuara.

Buxheti final për subvencione dhe transfere ishte 159,727€. Përfitues të subvencioneve ishin entitetet jo publike. Procesi i menaxhimit të subvencioneve sikurse edhe vitet paraprake ishte përcjell me mangësi, thuhet në raporton e auditimit.

“Rregulla financiare 01/2013, neni 36 kërkon që çdo organizatë buxhetore të mbajë regjistra të detajuar të pagesave të subvencioneve dhe transfereve të bëra si dhe kthimeve nga këto pagesa. Në tri (3) raste në vlerë totale 8,867€, përfituesit nuk kishin ofruar arsyetimin me dëshmi relevante siç janë faturat, raportet financiare, raportet narrative, të cilat do të dëshmonin se subvencioni është shfrytëzuar për qëllimin e dhënë. Kjo kishte ardhur si rezultat i hapësirave në Rregulloren 01/2016 të MIE për subvencionim e projekteve, e cila nuk parasheh që aplikuesit të specifikojnë kohën e realizimit të projekteve me rastin e përfitimit të subvencionit. Për më tepër, as në marrëveshjet e lidhura në mes të MIE-së dhe përfituesve nuk ishte specifikuar koha kur pritet të realizohet secili projekt. Si pasojë MIE nuk ka bazë ligjore për të kërkuar dëshmi nga përfituesit lidhur me realizimin e projektit”, thuhet në gjetjet e Auditorit të brendshëm, shkruan Indeksonline.

Sipas tij kjo mungesa e raportimit lidhur me zbatimin e projekteve të subvencionuara rrit rrezikun që mjetet të mos shfrytëzohet për qëllimin për të cilin janë dhënë.

Ai ka rekomanduar që ministrja duhet të marrë veprimet e nevojshme për ta rishikuar rregulloren për menaxhimin e subvencioneve, për të siguruar se përfshinë pikat kyçe të cilat do ta lehtësonin procesin e monitorimit të tyre. Me pas me marrëveshjet individuale duhet të specifikohen detajet për secilin subvencion të dhënë, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Shpërndaje në: