Ministrja e Drejtësisë kërkon “anulimin” e konkursit të anuluar

Ministrja e Drejtësisë kërkon “anulimin” e konkursit të anuluar

Ministria e Drejtësisë (MD), të premten, ka deklaruar se do të anulojnë konkursin për drejtor të Shërbimit Korrektues të Kosovës edhe pse ky konkurs tashmë është anuluar.

MD-ja thotë se e ka anuluar konkursin një ditë pas raportimit të “Kohës Ditore” se MD-ja ka intervistuar jashtëligjshëm kandidatët për pozitën e drejtorit të Shërbimit Korrektues, edhe pse konkursi nuk i plotësonte kushtet ligjore dhe ishte anuluar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

“Njoftojmë opinionin se Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike shpalljen e konkursit për drejtor të Shërbimit Korrektues, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi për emërimin në pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil. Me qëllim të rekrutimit të një kandidati profesional dhe te pavarur, Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që procesi i rekrutimit të bëhet me projektin britanik, sipas Memorandumit të bashkëpunimit të lidhur në mes të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj ministrie.

Një ditë më parë kur gazeta e ka kontaktuar këtë ministri, ky institucion kanë thënë se nuk janë në dijeni se diçka në këtë proces ka shkuar keq për të bërë që të anulohet konkursi.

Shpërndaje në: